Laporta nuk i përjashton rikthimin e Messit dhe Iniestës

  • A.P /
  • 17 November 2021 - 17:00
Laporta nuk i përjashton rikthimin e Messit dhe Iniestës

Lionel Messi dhe Andres Iniesta, janë legjendat tjera që Barcelona do të synojë që t’i kthejë në shtëpi në një kohë të shkurtër, pasi riktheu Xavi Hernandezin dhe Dani ALves.

Lidhur me këtë ka folur edhe Joan Laporta në ditën e prezantimit të Dani Alves.

“Rikthimi i Messit dhe Iniestas? Nuk e përjashtoj, është diçka që ka ndodhur me Dani Alves. Sot, nesër ndoshta të tjerët, ata janë personalitete që e kanë bërë klubin të madh dhe Leo dhe Andres janë dy lojtarë spektakolar”, u shpreh Laporta.

“Unë nuk mund ta parashikoj të ardhmen, ata ende po luajnë, por ata kanë qenë të mrekullueshëm në Barça, ata e kanë bërë klubin të madh dhe ne e dimë. Ata janë lojtarë me kontratë në fuqi, me klube të tjera dhe duhet të respektohen, por në jetë nuk i dihet kurrë”.

Xavi është kthyer ditë më parë si trajner i klubit ku shkroi historinë si lojtar, derisa braziliani Dani Alves, edhe pse 38-vjeçar tashmë, me kërkesën e Xavit është kthyer që të kontribuojë si futbollist në skuadër.

(Kosova Sot Online)