A do të jetë Cristiano Ronaldo në Kupën e Botës 2022? Si mund të kualifikohet Portugalia

  • S.A /
  • 18 November 2021 - 11:35
A do të jetë Cristiano Ronaldo në Kupën e Botës 2022? Si mund të kualifikohet Portugalia

Portugalia e humbi mundësinë për ta siguruar automatikisht një vend në Kupën e Botës 2022, pasi u mposht 2:1 nga Serbia në ndeshjen e fundit grupore, falë një goli të vonshëm të Aleksandr Mitrovic që ia siguroi serbëve vendin e parë në Grupin A. Cristiano Ronaldo nuk ka munguar në asnjë Kupë të Botës që prej se debutoi për ekipin kombëtar portugez më 2003, duke marrë pjesë në katër Botëror. Por si mund të kualifikohet Portugalia dhe Ronaldo të jetë në Katar vitin e ardhshëm? Ronaldo do të jetë në Kupën e Botës 2022 nëse Portugalia kualifikohet dhe nëse ai është shëndosh e mirë kur të nis turneu në nëntor 2022. Megjithatë, Portugalia ende s’e ka të sigurt pjesëmarrjen. Ronaldo do të jetë 37-vjeçar kur të mbahet Botërori, por ai thotë se synimi i tij është ta shtojë trofeun e Botërorit në CV-në e tij mahnitëse.

“Do të jetë e vështirë, por ne jemi ekip i mirë. Ju kam thënë shumë herë se ëndrra ime është të fitojë diçka me ekipin kombëtar të Portugalisë. Kam fituar me çdo klub që kam luajtur, por Kupa e Botës është ëndërr. Ëndërr”, kishte thënë Ronaldo.

Si mund të kualifikohet Portugalia në Katar 2022?

Portugalia duhet ta fitojë barazhin për Kupën e Botës për ta siguruar biletën për Katar 2022, pasi përfundoi në vendi ne dytë në Grupin A kualifikues pas Serbisë.

12 ekipe kombëtare do të garojnë në barazh dhe vetëm 3 prej tyre do të shkojnë në Botëror. Shorti për gjysmëfinale të barazhit do të mbahet më 26 nëntor.

Portugalia do të jetë bartëse e grupit dhe kjo nënkupton se ajo do të jetë vendase në ndeshjen gjysmëfinale të barazhit.

Kundërshtaret e saj të mundshme do të jenë Polonia, Maqedonia e Veriut, Austria, Republika e Çekisë, Ukraina apo Turqia. 

(Kosova Sot Online )