Al Sadd tenton të zëvendësojë Xavin me Zidane, francezi është i vendosur

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 21:18
Al Sadd tenton të zëvendësojë Xavin me Zidane, francezi është i vendosur

Largimi i Xavi Hernandez për të marrë drejtimin e Barcelonës ka lënë vakant postin e trajnerit te skuadra katariote e Al Sadd që po punon prej ditësh për të gjetur një emër të ri sugjestionues për stolin.

Drejtuesit e klubit nga Doha janë të fiksuar pas emrave të mëdhenj dhe kanë bërë një tentativë për ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Por, ata kanë marrë një jo të prerë nga Zizou i cili ka refuzuar Al Sadd ashtu siç ka bërë edhe me Newcastle disa javë më parë.

Zidane nuk e ka me nxitim për të gjetur një skuadër të re dhe është në pritje të një thirrjeje nga Paris Saint Germain ose kombëtarja franceze.

(Kosova Sot Online)