Prishtina dhe Dukagjini luajnë për fitore, formacionet zyrtare

  • S.A /
  • 19 November 2021 - 12:27
Prishtina dhe Dukagjini luajnë për fitore, formacionet zyrtare

Superliga e Kosovës i rikthehet aktivitetit të saj.

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, duke filluar nga sot e deri në ditën e dielë do të zhvillohet xhiroja e 14-të.

Prishtina dhe Dukagjni do të përballen sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 13:00.

Do të jetë ndeshja e parë e Prishtinës në këtë edicion pa trajnerin Zekirja Ramadani, atje ku do të drejtohet nga trajneri i ri, Abudlah Ibrakoviq.

Kryeqytetasit janë në vendin e gjashtë momentalisht, kurse Dukagjini është në vendin e tetë.

Këto janë formacionet zyrtare të kësaj ndeshje.

Prishtina: Halimi, B. Krasniqi, Bekteshi, Mici, Karabeci, E. Krasniqi, Abazi, Hoti, Tolaj, Kryeziu. 

Dukagjini: Haxhihamza, Jashanica, Dallku, Kuçi, Basri, Syla, Shabani, Ahmeti, Mërlaku, Da Silva, Januzi.

(Kosova Sot Online )