Jovic apo Belotti? Interi hidhet n’sulm

  • S.A /
  • 19 November 2021 - 12:59
Jovic apo Belotti? Interi hidhet n’sulm

Belotti apo Jovic? Interi e do një sulmues dhe është mes sulmuesit të Torinos dhe Realit.

Interi kërkon një sulmues për në janar dhe në tavolinën e zikaltërve janë dy emra.

I pari është italiani, Andrea Belotti. Ai ka kontratë me Torinon deri në verën e vitit 2022 dhe Inter synon ta marrë atë në janar, së paku 5 milionë euro cilësohet kartoni i tij.

Nëse dështon Belotti, Interi do të kthehet te Luka Jovic.

Sulmuesi ka dështuar në Real Madridi dhe kërkon një skuadër ku mund të luajë me shumë për të qenë 100% për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Reali e bleu atë në vitin 2019 për 60 milionë euro, por është i gatshëm që ta huazojë, pasi Madridi ende beson në 23-vjeçarin.

Një huazim te Interi mund ta ndihmonte që të rritet më shumë si lojtar. 

(Kosova Sot Online )