Liverpooli ka nevojë për sulmues në janar

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 16:12
Liverpooli ka nevojë për sulmues në janar

“Reds” nuk do të mundë të llogarisin në Salah e Mane, të cilët do të luajnë në Kupën e Afrikës

Liverpooli ka nevojë për sulmues për pjesën e dytë të sezonit.

“Reds” në fakt nuk do të mundë të llogarisin në dy yjet e tyre të sulmit gjatë dimrit.

Mohamed Salah dhe Sadio Mane do të jenë pjesë e Kupës së Afrikës me Kombëtaret përkatëse.

Kështu që, klubi nga “Anfield Road” po kërkon sulmues, i cili do t’i zëvendësonte ata.

Gjithashtu, edhe mesfushori Naby Keita për një kohë nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Klopp për të njëjtën arsye.

“Të Kuqtë” e kanë nisur mirë sezonin e ri, ndërsa Salah është në formë jetësore.

E mungesa e sulmuesve kryesorë për një kohë do të jetë një hendikep i madh për gjigantin britanik. 

(Kosova Sot Online)