Solskjaer përshëndetet me tifozët: Ishte nder të punoja për Manchester Unitedin

  • A.P /
  • 21 November 2021 - 16:06
Solskjaer përshëndetet me tifozët: Ishte nder të punoja për Manchester Unitedin

Sot në mëngjes, Manchester United njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Kjo erdhi pas humbjes së thellë 4:1 ndaj Watfordit në udhëtim dje.

Një fotografi e Ole Gunnar Solskjaer duke u përshëndetur me tifozët tani është publikuar në rrjetet sociale.

Trajneri norvegjez u largua nga Carrington para disa minutave teksa iu drejtua tifozëve me këto fjalë: “Ishte një nder të punoja për Manchester Unitedin”.

(Kosova Sot Online)