Barça i vë në shënjestër dy yjet e Chelseat

  • A.P /
  • 23 November 2021 - 16:25
Barça i vë në shënjestër dy yjet e Chelseat

Gjiganti katalunas i ka në opsion tashmë alternativat e Raheem Sterlingut, i cili është prioritet i klubit

Barcelona po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

Gjiganti katalunas e ka prioritet sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Mirëpo, ndërkohë “Blaugrana” i kanë në opsion edhe alternativat e futbollistit anglez.

Sipas “ESPN”, Barça ua ka vënë syrin dy yjeve të Chelseat, Hakim Ziyech dhe Timo Werne.

Të dy lojtarët spekulohet se mund të largohen nga “Stamford Bridge” gjatë janarit.

Prandaj, klubi nga La Liga do të vendosë se cilin prej tyre ta transferojë, në mos që të dy.

Gjithashtu, Barça e pëlqen edhe futbollistin ofanziv të Leipzigut, Dani Olmo. 

(Kosova Sot Online)