Lacazette e preferon Atleticon para Barçës

  • A.P /
  • 23 November 2021 - 17:23
Lacazette e preferon Atleticon para Barçës

Sulmuesi francez do të donte t’ju bashkohej “Los Colchoneros” pasi të largohet nga Arsenali

Alexandre Lacazette i ka idetë e qarta për të ardhmen e tij.

Sulmuesi francez do të preferonte të transferohet në Atletico Madrid para Barcelonës.

Lajmin e ka bërë të ditur portali “El Nacional”

Futbollisti i Arsenalit është i vetëdijshëm se është bërë objektiv i madrilenëve qe një kohë të gjatë.

Dy klubet spanjolle janë të interesuara për ta transferuar sulmuesin francez.

Ai do t’i gjente në Atletico bashkëkombësit e tij, Thomas Lemar e Antoine Griezmann.

Gjithashtu, flitet se trajneri Diego Simeone e ka bindur atë se Madridi do të ishte destinacioni më i mirë për të.

(Kosova Sot Online)