Pochettino ia mbyll dyert Manchester Unitedit: “Jam i lumtur në PSG”

  • A.P /
  • 23 November 2021 - 18:59
Pochettino ia mbyll dyert Manchester Unitedit: “Jam i lumtur në PSG”

Mauricio Pochettino nuk është i interesuar të ulet në stolin e Manchester United.

Ka pasur shumë zëra që prej shkarkimit të Ole Gunar Solskjaer, por në konferencë për media, para sfidës mes PSG-së dhe Manchester City, trajneri argjentinas mohoi diçka të tillë.

“Thashethemet? Jam i koncentruar në futboll. Jam shumë i lumtur në PSG”, u përgjigj shkurt ai.

Përveç Mauricios, Zinedine Zidane dhe së fundmi Ernesto Valverde janë duke u përmendur për t’u ulur në stolin e Unitedit. 

(Kosova Sot Online)