Miccoli dënohet me 3 vjet e gjysmë burgim

  • S.A /
  • 24 November 2021 - 11:16
Miccoli dënohet me 3 vjet e gjysmë burgim

Fabrizio Miccoli dënohet përfundimisht me tre vite e gjashtë burg për akuzën e zhvatjes me metoda mafioze.

Ky ishte vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë, e cila ka lënë në fuqi verdiktin e shkallëve më të ulëta të gjyqësorit për ish-sulmuesin e Juventusit, Fiorentinës, Benfikës dhe Palermos, si dhe të kombëtares italiane.

Për futbolldashësit shqiptarë njihet edhe për përvojën e shkurtër si zëvendëstrajner i Dinamos, në fillim të vitit të 2020 (krah trajnerit Francesco Moreiro).

Çështja ligjore që çoi në dënimin e ish-sulmuesit daton dhjetë vjet më parë. Sipas gjyqtarëve, Miccoli urdhëroi Mauro Lauricellan, i cili tashmë është dënuar përfundimisht me shtatë vjet burg, të zhvaste ish-pronarit të një klubi nate, për të rikuperuar 12 mijë euro për llogari të një miku të tij.

Miccoli ishte dënuar me tre vjet e gjysmë burg në shkallën e parë dhe ky dënim u konfirmua më pas në të gjitha shkallët e gjykimit. Vetë Miccoli në dëshminë e tij kishte këmbëngulur që nuk kishte dijeni që Lauricella kishte lidhje me mafiozët.

(Kosova Sot Online )