United dhe 30 milionët s’e trembin, Newcastle tenton mbrojtësin e Atetico

  • A.P /
  • 24 November 2021 - 15:15
United dhe 30 milionët s’e trembin, Newcastle tenton mbrojtësin e Atetico

Newcastle është në kërkim të përforcimeve dhe një prej lojtarëve që synohet është mbrojtësi i Atletico Madrid, Kieran Trippier.

Daily Mail raporton se “Qymyrxhinjtë” e duan anësorin e djathtë që ka luajtur në të shkuarën me Tottenham.

Newcastle ka edhe një rival në Premier League, pasi Trippier është lakuar edhe si opsion për Manchester United.

Atletico Madrid nga ana tjetër i ka idetë e qarta dhe për mbrojtësin kërkon 30 milion sterlina. Neëcastle nuk e shikon si problem investimin e kësaj shume. 

(Kosova Sot Online)