Ultrasit e Dortmund shkaktojnë trazira në Lisbonë, 7 të arrestuar dhe 2 policë të plagosur

  • A.P /
  • 24 November 2021 - 18:29
Ultrasit e Dortmund shkaktojnë trazira në Lisbonë, 7 të arrestuar dhe 2 policë të plagosur

Ka qenë një natë e zhurmshme ajo e mbrëmshja në Lisbonë dhe e gjitha si pasojë e mbërritjes së ultrasve të Borussia Dortmund.

Ekipi gjerman në mbrëmjen e sotme ka ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj vendasve të Sporting Lisbonës, teksa tifozët gjermanë si gjithnjë nuk e kanë lënë vetëm skuadrën e tyre.

Por, në një moment të caktuar ata e kanë gjetur veten duke u përplasur me policinë e Lisbonës ndërsa si pasojë e të gjithë situatës së tensionuar, janë plagosur dy policë.

Nga ana tjetër, shtatë tifozë gjermanë përfunduan të arrestuar dhe me siguri ndeshjen do ta shohin nga qelia.

(Kosova Sot Online)