Rodgers reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Solskjaerin në Manchester United

  • S.A /
  • 25 November 2021 - 09:07
Rodgers reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Solskjaerin në Manchester United

Brendan Rodgers e ka ripërsëritur përkushtimin e tij ndaj Leicester City, duke këmbëngulur se thashethemet për kalimin e tij në Manchester United janë të pavërteta.

Trajneri i Leicesterit, i cili e udhëhoqi klubin drejt fitimit të FA Cup sezonin e kaluar, është në mesin e emrave që janë përfolur në listën e ngushtë të Unitedit për ta pasuar Ole Gunnar Solskjaerin.

Megjithatë, ish-trajneri i Liverpoolit i ka hedhur poshtë thashethemet, duke këmbëngulur se është i lumtur në King Power Stadium.

Rodgers po fliste në një konferencë për media para ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Legia Warsaw të enjten, dhe posti vakant i trajnerit të Unitedit ishte padyshim ndër temat e ngritura nga gazetarët.

I pyetur për thashethemet rreth kalimit të tij të në Old Trafford, Rodgers tha: “Nuk i marr parasysh, nuk janë të vërteta”.

“Thashetheme ka gjithçka dhe do të ekzistojnë derisa ata ta emërojnë një trajner të përhershëm”, shtoi ai.

“Unë jam i përkushtuar këtu. Synimi është zhvillimi i lojtarëve dhe këtë se shoh unë, sidomos në këtë kohë”.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, është zgjedhja e parapëlqyer e Unitedit për ta pasuar Solskjaerin.

(Kosova Sot Online )