Lexoni edhe:
Arsyetimi tejet i çuditshëm i trajnerit të Chelseat për gabimin trashanik të Jorginhos
Neymari nuk do të luajë më për Paris Saint-Germainin në vitin 2021, për shkak se do të mungojë gjashtë javë si pasojë e lëndimit të nyjës së këmbës.
Sulmuesi brazilian u bart me barelë jashtë fushës në fitoren e PSG-së 3:1 në udhëtim ndaj Saint-Etienne.
29-vjeçari e ndrydhi nyjën e këmbës së majtë dhe pasi ra në fushë u duk se kishte dhimbje të tmerrshme. Bashkëlojtarët e tij dhe ekipi mjekësor i PSG-së u dukën tejet të shqetësuar më gjendjen e tij dhe e bartën jashtë fushës në barelë.
Arsyetimi tejet i çuditshëm i trajnerit të Chelseat për gabimin trashanik të JorginhosLexoni edhe:
Mediat franceze sugjeruan se braziliani do të mungojë deri në fillim të janarit.
Neymari do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve shtesë mjekësore sot gjatë ditës për ta mësuar shkallën e dëmtimit, por sipas Goal.com, ai do të mungojë gjashtë javë.
Si pasojë, ai do të mungojë për PSG-në kundër Nice, Lens, Monaco dhe Lorien në Ligue 1 para pushimit dimëror, si dhe kundër Brugge në Ligën e Kampionëve.
PSG-ja do të përballet me Lyonin më 9 janar, por kjo datë mundë të jetë shumë herët për rikthimin e tij në fushë.
(Kosova Sot Online )