Arsyetimi tejet i çuditshëm i trajnerit të Chelseat për gabimin trashanik të Jorginhos

  • S.A /
  • 29 November 2021 - 12:20
Arsyetimi tejet i çuditshëm i trajnerit të Chelseat për gabimin trashanik të Jorginhos

rajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, e ka dhënë një arsyetim tejet të çuditshëm për gabimin trashanik të Jorginhos në barazimin kundër Manchester Unitedit, duke thënë se mesfushori ishte penguar nga dritat zmadhuese në stadiumin Stamford Bridge.

Unitedi e ndali liderin e Chelsea me një barazim 1:1 në ndeshjen e parë të Micheal Carrick në stolin e dajave të kuq në Premierligë si trajner i përkohshëm të dielën.

Jadon Sancho e kaloi Unitedin në epërsi herët në pjesën e dytë falë një gabimi trashanik të Jorginhos, por mesfushori italian e rregulloi gabimin dhe shpëtoi Chelsean nga humbja duke shënuar nga penalltia në Stamford Bridge.

Çfarë ndodhi?

Në minutën e 50-të, Bruno Fernandes e largoi topin nga zona e Unitedit gjatë një rivënieje këndore dhe e hodhi atë në pjesën e fushës së Chelseat.

Topi ra pranë Jorginhos në afër rrethit të mesit të fushës, por ai dështoi ta ndalte atë siç duhej dhe ia mundësoi Sanchos ta vjedhë topin dhe të shkojë i vetëm te porta e Edouard Mendy për të shënuar.

Por Tuchel i ka dalë në mbrojtje Jorginhos duke thënë se përqendrimi i tij ishte penguar nga dritat e forta në stadium.

“Ai nuk e gjykoi drejt gjendjen dhe mendoj se ai u pendua dukshëm nga dritat. Ndodh kjo”, tha Tuchel.

(Kosova Sot Online )