Messi i bën thirrje France Football-it: Jepjani Lewandowskit Topin e Artë 2020, e meriton

  • A.P /
  • 29 nëntor 2021 - 22:43
Messi i bën thirrje France Football-it: Jepjani Lewandowskit Topin e Artë 2020, e meriton

Lionel Messi e ka fituar për të shtatën herë Topin e Artë sonte në ceremoninë e organizuar në Paris të Francës.

Rivali kryesor i tij ishte Robert Lewandowski, i cili përfundoi në vendin e dytë.

Pas fitimit, Messi i bëri thirrje France Football-it që t’ia jap Lewandowskit Topin e Artë për vitin 2020.

“Dua ta përmend Lewandowskin. Ka qenë nder i veçantë të garojë me të. Mendoj që France Football duhet t’ia japë Topin e Artë për vitin 2020, e meriton”, u shpreh Messi.

Robert Lewandowski fitoi gjashtë trofe gjatë vitit 2020, duke qenë i jashtëzakonshëm dhe ishte rrugës për ta fituar Topin e parë të Artë.

Por, Topi i Artë për vitin 2020 u vendos të mos jepej për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit.


(Kosova Sot Online)