Messi në skuadrën e PSG-së për ndeshjen e sotme me Nice, pavarësisht telasheve me stomak

  • S.A /
  • 01 December 2021 - 11:57
Messi në skuadrën e PSG-së për ndeshjen e sotme me Nice, pavarësisht telasheve me stomak

Lionel Messi është pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germainin që do të përballet me Nice sot në mbrëmje në Ligue 1, pavarësisht telasheve me stomakun. Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde në karrierë, për lojtarin më të mirë të vitit, të hënën në një gala mbrëmje në Paris dhe do ta prezantojë atë sonte në Parc des Princes para ndeshjes. Argjentinasi u duk me shëndet të mirë kur e pranoi çmimin për lojtarin më të mirë në botë përsëri.

Por 34-vjeçari nuk mori pjesë në stërvitje me skuadrën e Mauricio Pochettinos në ditën vijuese, të martën, dhe u raportua se mund të mungonte në ndeshjen e së mërkurës.

Megjithatë, Messi është në listën e 22 lojtarëve të ftuar nga Pochettino për takimin e sotëm në orën 21:00.

Messi e ka shënuar vetëm një gol në Ligue 1 këtë sezon dhe katër gola në të gjitha garat, derisa ka munguar në disa ndeshje për shkak të lëndimeve dhe sëmundjes.

(Kosova Sot Online )