Drita e mund Drenasin me 10 futbollistë në vazhdime

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 15:21
Drita e mund Drenasin me 10 futbollistë në vazhdime

Dritës u janë nevojitur vazhdimet për ta mposhtur 1:0 një skuadër me 10 futbollistë të Drenasit në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës të enjten.

Goli i vetëm i Hamdi Namani në vazhdime në Gjilan i ndihmoi Dritës ta mundë 1:0 Drenasin – klubin e Ligës së Parë, kategorinë e dytë të futbollit në vend – për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve në trofeun shtetëror.

Megjithëse e mbizotëroi kundërshtarin duke i krijuar disa mundësi shumë të mira shënimi dhe luajti me një lojtar më shumë në çerekun e fundit, Drita nuk ia doli ta thyejë akullin në kohën e rregullt.

Portieri Bujupi i bëri disa pritej të mira për ta mbajtur Drenasin në lojë, por përjashtimi i Endrit Bytyqit në minutën e 73-të ia zbehu shpresat vizitorëve për ta cuar në penallti ndeshjen.

Princ Balde e  goditi shtyllën në minutën e tretë të vazhdimeve, para se Namani ta thyente akullin përfundimisht duke shënuar për triumfin e vuajtur të Dritës tre minuta më vonë.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të këtij rundi të enjten:

Arbëria 4:0 Vitia

KEK-u 1:0 Trepça

Liria 2:4 Dukagjini

Flamurtari 0:2 Ferizaj.

(Kosova Sot Online)