Al-Khater i përgjigjet akuzave: “Duket sikur të gjithë ata që vdesin në Katar, kanë lidhje me Botërorin”

  • A.P /
  • 02 dhjetor 2021 - 19:43
Al-Khater i përgjigjet akuzave: “Duket sikur të gjithë ata që vdesin në Katar, kanë lidhje me Botërorin”

Botërori i Katarit i cili do të startojë në nëntor të vitit 2022 ka ngjallur shumë polemika në lidhje me pretendimin se për të ndërtuar stadiumet, nga mungesa e sigurisë në punë, kanë humbur jetën shumë punëtorë.

Ka qenë prestigjiozja The Guardian e cila në një artikull të saj thekson se kanë vdekur 6500 persona, ndërsa në përgjigje të tabloidit britanik ka folur drejtori ekzekutiv i Katar 2022 thekson se bëhet fjalë për thjesht një gazetari të papërgjegjshme.

“Në Katar kanë humbur jetën tre punëtorë të cilët kanë qenë të lidhur me Botërorin. Këto janë shifra të cilat ne nuk i kemi fshehur kurrë, pastaj shifrat të cilat publikojnë media të ndryshme bëhen për të krijuar negativitet dhe janë më shumë për interesa personale. Janë të dhëna krejtësisht të pavërteta. Ne nuk i njohim shifrat e tyre pasi bëhet fjalë për një gazetari të papërgjegjshme. Po më duket sikur çdo person që humb jetën në Katar, vdes për shkak të Kupës së Botës”, u shpreh Al-Khater.

(Kosova Sot Online)