Zyrtare: Bayern vs Barcelona luhet pa tifozë

  • A.P /
  • 03 December 2021 - 14:58
Zyrtare: Bayern vs Barcelona luhet pa tifozë

Bayern Munich dhe Barcelona do të përballen javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve.

Për fat të keq, tifozët nuk do të lejohen në Allianz Arena për shkak të rritjes serioze të rasteve me koronavirus.

COVID-19 vazhdon të jetë prezent dhe të shkaktojë telashe në shtete të ndryshme dhe në Gjermani janë mbyllur shumë gjëra andaj sfida me Barcelonën do të jetë tërësisht pa tifozë.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi në faqen zyrtare në twitter. 


(Kosova Sot Online)