Prishtina – Drita përballen në kryeqytet

  • A.P /
  • 03 December 2021 - 16:05
Prishtina – Drita përballen në kryeqytet

Prishtina – Drita do të jetë derbi i xhiros së 17-të dhe njëherësh njëra prej ndeshjeve më të mëdha të stinorit vjeshtor

Derbi i xhiros së 17-të të BKT Superligës së futbollit do të luhet këtë fundjavë në kryeqytet.

Prishtina dhe Drita do t’i masin forcat në stadiumin “Fadil Vokrri”, në tentim të fitoreve të radhës.

Këto dy skuadra e kishin dominuar futbollin kosovar sezonin e kaluar dhe njihen si rivalë të vjetër.

Të dyja ekipet Bardhekaltër vijnë nga fitoret e thella në xhiron paraprake.

Gjilanasit e mundën Dukagjinin 4:0, kurse prishtinasit Ulpianën 3:0.

(Kosova Sot Online)