E konfirmon Milani: Kjaer mungon gjysmë viti

  • A.P /
  • 03 December 2021 - 19:19
E konfirmon Milani: Kjaer mungon gjysmë viti

Milani ka njoftuar se qendërmbrojtësi Simon Kjaer iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në ligamentin e gjurit të majtë dhe do të jetë jashtë fushave të blerta për gjashtë muaj.

Mbrojtësi i Milanit pësoi dëmtim në fitoren 3-0 ndaj Genoas të mërkurën dhe u largua me barelë në pjesën e parë të ndeshjes.

Trajneri Stefano Pioli konfirmoi se ai mund të detyrohet të kërkojë një mbrojtës të ri në tregun e transferimeve në janar për të zëvendësuar danezin, i cili ka qenë një pjesë esenciale e skuadrës që nga bashkimi në janar 2020.

Klubi ka konfirmuar se lojtari i është nënshtruar një operacioni sot dhe 32-vjeçari pritet të mungojë për gjashtë muaj.

Kjaer zuri vendin e 18-të në garë për Topin e Artë në vitin 2021.

(Kosova Sot Online)