Mourinho gazetarëve: Puna juaj është më e lehtë se e jona, prandaj ne fitojmë më shumë para se ju

  • A.P /
  • 05 dhjetor 2021 - 09:14
Mourinho gazetarëve: Puna juaj është më e lehtë se e jona, prandaj ne fitojmë më shumë para se ju

Interi ka vazhduar me fitore në Serie A, teksa në javën e 16-të e mposhti Romën me rezultat bindës 0:3 në “Olimpico”.

Mysafirët i shënuan të tre golat në pjesën e parë, duke e përfunduar dilemën e fituesit.

Pas ndeshjes, Jose Mourinho u tregua i ashpër me gazetarët.

“Puna juaj është më e lehtë se e jona, prandaj ne fitojmë më shumë para se ju”, u shpreh trajneri portugez.

Me këtë fitore, Interi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 37 pikë, një më pak se Milani.

Në anën tjetër Roma e Mourinhos mbetet e pesta me 25 pikë gjithsej. 


(Kosova Sot Online)