Milani po përjeton startin më të mirë të sezonit prej 18 vitesh

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 09:55
Milani po përjeton startin më të mirë të sezonit prej 18 vitesh

Milani është lideri i Serie A për herë të parë në 10 muaj pas fillimit të tyre më të mirë të një sezoni që nga ai 2003-04.

Kuqezinjtë kaluan Napolin dhe shkuan në krye falë fitores së tyre 2-0 ndaj Salernitanës, ndërsa Partenopei u mundën 3-2 në shtëpi nga Atalanta.

Tani është krijuar një situatë interesante në top katërshen, me Milanin me 38 pikë, Interin 37, Napolin 36 dhe Atalantën 34

Hera e fundit që lojtarët e Stefano Piolit ishin të vetëm në krye të tabelës ishte 13 shkurti, përpara humbjes së befasishme ndaj Spezias.

Ndërkohë, Milani ka fituar 38 pikë në 16 raundet e para, fillimi i tyre më i mirë në një sezon në Serie A që nga 2003-04, kur ata fituan Scudetton.

(Kosova Sot Online)