Sezoni kur Barcelona kishte përfunduar para Realit, edhe pse kishte qenë 18 pikë prapa

  • A.P /
  • 05 dhjetor 2021 - 11:38
Sezoni kur Barcelona kishte përfunduar para Realit, edhe pse kishte qenë 18 pikë prapa

Humbja e Barcelonës nga Real Betisi 0:1 dhe fitorja e Real Madridit në Anoeta ndaj Sociedadit 0:2 i vendos “Los Blancos” 16 pikë para katalonasve në renditjen tabelare, edhe pse blaugrana ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Një distancë kjo që duket e paarritshme në këtë pikë të sezonit, por historia tregon se Barcelona ka arritur të shkrijë një epërsi edhe më të lartë të pikëve të Real Madridit.

Në sezonin 2003/04, Barcelona ishte edhe më larg nga Real Madridi: 18 pikë në javën e 18 në La Liga. “Los Blancos” ishin liderë të vetmuar me 42 pikë, teksa Barcelona zinte vendin e 12-të me 24 pikë të tubuara.

Përpara ai kishte rivalë më të vegjël si Malaga, Valladolid apo Racing de Santander, shkruan Gazeta Express.

Ai vit kishte ngjashmëri me këtë të tashmin, pasi ishte sezoni i parë i Laportas si president i Barcelonës dhe klubi po kalonte nëpër një periudhë me turbullime. Ishte gjithashtu viti i parë i Rijkaard si trajner.

Prej javës së 18-të, Barcelona pati 17 ndeshje pa humbje, duke pasur nëntë fitore radhazi. Kjo bëri që Barcelona të ngjitet në vendet që dërgojnë në Champions Leaguë qysh në javën e 23-të.

Fitoret ndaj rivalëve direkt si Sevilla, Atletico Madrid, Valencia, Deportivo la Coruna e po ashtu edhe fitorja në “Bernabeu”, bënë që të ndryshonte gjithçka.

Në fund, Barcelona përfundoi para Real Madridit për dy pikë, 72, përkatësisht 70. Por, kampion i Spanjës atë sezon u shpall Valencia që mori gjithsej 77 pikë. 

(Kosova Sot Online)