Titulli i La Ligas në duart e Real Madridit

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 14:00
Titulli i La Ligas në duart e Real Madridit

Luka Jovic hyri si rezervist dhe shënoi gol dhe bëri asist në fitoren 0:2 të Real Madridit ndaj Real Sociedadit të shtunën. Ky ishte goli i parë në ligë i Jovicit që nga shkurti i vitit 2020 ndaj Osasunas.

Real Madridi bëri dy ndryshime nga ekipi që mposhti Athletic Bilbaon 1:0 në mesjavë. Dani Carvajal dhe Rodrygo u rikthyen në formacionin bazë

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi tani gjendet 10 pikë para Atletico Madridit dhe kanë nja avantazh prej 16 pikësh ndaj Barcelonës.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Real Madridit në La Liga, duke treguar formë të jashtëzakonshme.

Humbja e fundit në ligë daton prej 3 tetorit ndaj Espanyolit 2:1. Nëse vazhdon këtë formë, “Los Blancos” mund ta sigurojnë shumë herët titullin në Spanjë. 

(Kosova Sot Online)