Në paqe dhe pa gola të shënuar përfundojnë dy sfidat në Superligë

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 15:16
Në paqe dhe pa gola të shënuar përfundojnë dy sfidat në Superligë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e tjera të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi ka barazuar në Klinë me Dukagjinin me rezultat 0:0.

Llapjanët kështu regjistrojnë barazimin e dytë radhazi, krahas atij me Gjilanin fundjavën e kaluar. Në anën tjetër, Dukagjini mbetet i nënti me 17 pikë gjithsej.

Edhe ndeshja tjetër mes Ulpianës dhe Feronikelit ka përfunduar me rezultat 0:0.

Lipjanasit tani kanë 18 pikë në vendin e tetë, ndërsa Feronikeli grumbullon 11 pikë në vendin e fundit (10). 

(Kosova Sot Online)