Reali e vendos çmimin për Hazardin, hiq më pak se 24.5 milionë euro !

  • S.A /
  • 06 December 2021 - 12:49
Reali e vendos çmimin për Hazardin, hiq më pak se  24.5 milionë euro !

Eden Hazard është gjithnjë e më larg Real Madridit.

“Los Blancos” madje duket se e kanë vendosur edhe çmimin e kartonit të futbollistit belg.

Në fakt, mediumi britanik “The Mirror” raporton se “Los Blancos” i kërkojnë 24.5 milionë euro për ish-futbollistin e Chelseat.

Interesim për mesfushorin ofanziv kanë shfaqur klubet e Premierligës.

Kohëve të fundit në garë është futur Newcastle, i cili ra në duart e miliarderëve arabë.

Por, spekulohet gjithashtu për një rikthim të mundshëm të përfaqësuesit belg në Chelsea, aty ku e arriti kulmin e karrierës.

Në “Santiago Bernabeu” Hazard ka qenë dështim i madh, ndërsa e kanë përshkuar lëndimet dhe forma e zbehtë tek “Mbretërit”. 

(Kosova Sot Online )