Everton-Arsenal, rikthehet Granit Xhaka

  • A.P /
  • 06 December 2021 - 20:20
Everton-Arsenal, rikthehet Granit Xhaka

Janë publikuar formacionet e ndeshjes Everton – Arsenal, e vlefshme për javën e 15-të në Premierligë.

Arsenali kërkon fitoren sonte për t’u afruar sa më shumë me vendet që dërgojnë në Champions League.

Në anën tjetër, Evertoni gjendet në një pozitë jo të favorshme. Ata pozicionohen në vendin e 16-të me 15 pikë gjithsej, vetëm pesë larg zonës së rrezikshme.

Ajo çfarë vlen të përmendet është rikthimi i Granit Xhakës, i cili është rikuperuar nga lëndimi.

(Kosova Sot Online)