Shpërblehet Modric pas ndeshjes së 100 në Champions

  • S.A /
  • 08 December 2021 - 10:18
Shpërblehet Modric pas ndeshjes së 100 në Champions

Luka Modric është shpallur lojtari i ndeshjes pas fitores 2-0 të Real Madridit ndaj Interit.

Për të ishte ndeshja e 100 në Champions League, 92 me Real Madridin ku ka fituar katër trofe – dhe tetë të tjerë me Tottenhamin. 

“Jam shumë i lumtur për ndeshjen dhe rezultatin sepse donim të përfundonim të parët për t’i evituar më të mirët”, u shpreh Luka.

“Megjithatë s’ka shumë rëndësi shumë i pari apo i dyti sepse për ta fituar këtë trofe duhet t’i mundësh më të mirët”. 

(Kosova Sot Online )