Joao Felix dëshiron të largohet nga Atletico

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 16:47
Joao Felix dëshiron të largohet nga Atletico

Sulmuesi portugez nuk është i kënaqur në Madrid

Joao Felix po kërkon që të largohet që në janar nga Atletico Madrid.

Sipas medias portugeze, El Larguero, sulmuesi që Atletico shpenzoi 126 milionë euro për ta blerë nga Benfica më 2019, nuk i ka përmbushur pritjet e duhura.

Felix ka startuar vetëm në tri ndeshje në La Liga për Atleticon këtë sezon kështu që kjo media ka mësuar se ai dëshiron të largohet nga klubi që në muajin janar. 


(Kosova Sot Online)