Chelsea zhgënjen në Petersburg, humbet vendin e parë në grup

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 21:04
Chelsea zhgënjen në Petersburg, humbet vendin e parë në grup

Chelsea ka barazuar me rezultat 3-3 në Petersburg të Rusisë, për ta humbur kështu pozitën e parë në grup. Werner (2, 85) dhe Romelo Lukaku (62) shënuan për Chelsea ndërsa për Zenit shënoi Claudinho (38), Azmoun (42), Ozdoev (94)  

Chelsea e ka humbur pozitën e parë në Grupin H të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e fundit të rrethit të gjashtë kundër Zenit St Petersburg.

Kampionët e Europës e nisën shumë mirë këtë ndeshje dhe u mendua që ata do ta fitojnë atë pa problem. Timo Werner do të merrte një top të mirë nga ndërprerja nga danezi Christensen për të shënuar golin e parë në minutën e dytë.

Pas golit Chelsea disi nisi të ishte më i tërhequr mbrapa derisa rusët vazhdimisht sulmonin portën e Kepa Arizabalagas. Kështu ata do të vinin të goli i barazimit në minutën e 38-të të ndeshjes.

Një pas i bukur i brazilianit Douglas Santos gjeti për mrekulli Claudinhon i cili shënon golin e barazimit për vendasit,

Pas katër minutave Zenit do ta kthente rezultatin në dobi të tyre.

Braziliani tjetër, Malcom pasoi për Azmoun i cili shënon për 2-1 duke i dhënë kështu rusëve komoditetin e epërsisë për të shkuar në pushim të pjesë së parë.

(Kosova Sot Online)