Kosovare Asllani shënon gol për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të femrave

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 22:10
Kosovare Asllani shënon gol për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të femrave

Mesfushorja kosovare, që mbron ngjyrat e Kombëtares se Suedisë, ka shënuar një gol të bukur sonte kundër ekipit Breidablik.

Ekipi i vajzave të Real Madridit luan sonte në Ligën e Kampionëve të Femrave kundër ekipit Breidablik.

E në këtë ndeshje nga fillimi ka startuar Kosovare Asllani, mefushorja kosovare që luan për Real Madridin.

Kosovarja ka shënuar gol në minutën e 10-të të ndeshjes.

Real Madridi luan në Grupin B të Ligës së Kampionëve ku janë edhe Paris Saint Germain, Zhytlobud dhe Breidablik. 

(Kosova Sot Online)