Zyrtare: Shkaku i Covid shtyhet ndeshja Tottenham – Rennes

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 22:32
Zyrtare: Shkaku i Covid shtyhet ndeshja Tottenham – Rennes

Ndeshja e Ligës së Konferencave, Tottenham-Rennes

Tottenham Hotspur ka konfirmuar me anë të një komunikate për shtyp se ndeshja e tyre në Ligën e Konferencave në kuadër të Grupit G do të shtyhet.

“Ne mund të konfirmojmë që ndeshja e jonë në shtëpi në UEFA Konferencë Ligë në Grupin G kundër Stade Rennais nuk do të zhvillohet nesër (e enjte 9 dhjetor ora 21:00) për shkak të numrit të madh të rasteve pozitiv me Covid-19 në klub. Diskutimet po vazhdojnë me UEFAnë dhe ne do të tregojmë më shumë për këtë ndeshje më kohë”, thuhet në komunikatën e klubit londinez.

(Kosova Sot Online)