Raiola e ka të qartë se ku do të shkojë Haaland

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 18:25
Raiola e ka të qartë se ku do të shkojë Haaland

Agjenti i Erling Haaland, Mino Raiola ka dhënë pak informacione në intervistën e tij të fundit kur është pyetur se ku do të përfundojë sulmuesi i Dortmundit në vitin 2022.

“Ne kemi ide të qarta se ku do të shkojë Erling, natyrisht, ne do t’i shikojmë ofertat, ne do të shikojmë se çfarë ka për të ofruar tregu”, ka thënë italiani për Sport1.

“Do të isha këshilltar i keq nëse nuk do ta thosha këtë. Ne mund të ndikojmë në treg me lojtarë sikurse është Erl. Ne nuk ndikohem nga tregon. Ne e dimë këtë”, ka thënë ai.

“Ndoshta drejtorët e sportit me urrejnë mua. Unë për vete nuk e urrej askënd. E bën vetëm punën time dhe me pëlqen ti kalojë kufijtë”. 

(Kosova Sot Online)