Roma fiton kundër CSKA, e para në grup

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 20:57
Roma fiton kundër CSKA, e para në grup

AS Roma e Jose Mourinhos ka arritur që të korrë fitore në Moskë sonte për ta fituar kështu Grupin C të Europa Konferencë Ligë, pasi mposhti me rezultat 2-3 CSKA Moskën. Abraham (15, 53) dhe Mayoral (34), kurse për skuadrën ruse shënoi Catakovic (75) dhe Wildschut (93).

Tammy Abraham ka qenë kreator i fitores se Romës sonte në Europa Konferencë Ligë, për ta fituar kështu grupin C të Europa Konferencë Ligës.

Roma ishte më e mirë në këtë ndeshje, ku në pjesën e parë dominoi në ndeshje në të gjitha aspektet.

Tammy Abraham do të shënonte në minutën e 15 të ndeshjes pasi mori një top të bukur zhagazi nga Karsdrop.

Roma do ta përfundonte mirë këtë pjesë pasi që në minutën e 34 do të vinte goli i Mayoral që u asistua nga Vina.

Edhe në pjesën e dytë Roma e filloi më mirë duke shënuar gol në minutën e 53-të. Ishte përsëri Abraham që gjeti rrjetën e ku përsëri asistues për të ishte Karsdorp.

Pas këtij goli, Roma reagoi në minutën e 75-të ku shënoi Catakovic derisa arriti që të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 93-të por që koha nuk mjaftoi që rusët ta barazojnë këtë ndeshje.

Roma e përfundon grupin në vendin e parë, kurse CSKA e Moskës eliminohet nga gara. Nga ky grup tutje kaloi edhe Bodo/Glimt. 

(Kosova Sot Online)