West Ham synon transferin e mbrojtësit të Liverpoolit

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 21:59
West Ham synon transferin e mbrojtësit të Liverpoolit

West Ham synon që të përforcohet edhe më shumë në janar, për ta ruajtur kështu pozitën e katër në Premier Ligë

Sipas Evening Standard, West Ham e ka identifikuar mbrojtësin e Liverpool, Nat Philips si synim kryesor për t’u përforcuar gjatë janarit.

Çekanët e dëshirojnë 24 vjeçarin për të pasur mbulesë ekstra në mbrojtje pasi që Kurt Zouma dhe Angelo Ogbonna janë jashët për shkak të lëndimeve serioze.

Philips regjistroi paraqitjen e tij të tretë këtë sezon për Liverpoolin në ndeshjen e tyre kundër Milanit në Ligën e Kampionëve të martën, ku pati një paraqitje impresive në fitoren 2-1 të Reds në San Siro. 

(Kosova Sot Online)