AS: Kthehet ‘Mbretëresha’

  • S.A /
  • 10 December 2021 - 10:50
AS: Kthehet ‘Mbretëresha’

AS i ka kushtuar një shkrim të veçantë futbollistes shqiptare, Kosovare Asllani, që u rikthye ditë më parë në fushë pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për disa javë.

Sulmuesja shqiptare u rikthye vikendin e kaluar dhe luajti disa minuta kundër Villarreal, derisa startoi të mërkurën në Ligën e Kampionëve duke shënuar dy gola në fitoren 3-0 të Realit kundër FC Breidablik.

“Kosovare Asllani u kthye. ‘Mbretëresha’ u kthye”, e nis shkrimin AS, që sipas të cilës Asllani dëshiron të ndihet sërish si yll në skuadrën e Los Blancos pas startit të vështirë në sezonin e ri pasi përveç lëndimit në gju, ajo kishte rezultuar edhe pozitiv me COVID-19.

Kështu, Asllani u rikthye në fushë me më shumë entuziazëm se kurrë, sidomos në Champions League, kompeticion që aq shumë ëndërronte të luante me fanellën e Real Madridit.

I mjaftuan vetëm 10 minuta lojë që të gjejë golin e parë me fanellën e bardhë në Evropë, derisa më pas shënoi edhe nga pika e bardhë.

AS shkruan se si Asllani ka punuar shumë që të jetë gati në këto ndeshje të rëndësishme për Realin, pasi këtë vikend do të jetë El Clasico dhe Asllani duket tashmë në formë të mirë për të zbritur nga minuta e parë në fushë.

Ajo ioshte golashënuesja më e mirë e Realit sezonin e kaluar, lidere e vërtetë dhe e tillë dëshiron të ndihet edhe tani pas rikthimit. 

(Kosova Sot Online )