Benzema ‘jo’, Bale ‘po’

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 15:00
Benzema ‘jo’, Bale ‘po’

Karim Benzema ka shumë mundësi se do të humbasë derbin me Atletico Madridin të dielën.

Sulmuesi francez vazhdon të mos stërvitet me ekipin, derisa po punon shumë si në palestër ashtu edhe në fushë i veçuar.

Benzema duke u stërvitur në palestër të premten

Lajmi i mirë para derbit për Carlo Ancelottin është rikthimi i Gareth Bale.

Bale dhe Marcelo në stërvitje të premten

Uellsiani është stërvitur edhe të premten me ekipin dhe nuk ka ndjerë asnjë shqetësim, ai do të thirret në skuadër për sfidën e rëndësishme në La Liga me Atleticon.

Jovic, Mariano, Vinicius, Hazard, Rodrygo, Asensio – që të gjithë këta në fazën ofensive janë të gatshëm 100% për derbi.


(Kosova Sot Online)