“Të gjithë po flasin për Haaland, por klubet duhet ta blejnë Bellinghamin”

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 15:07
“Të gjithë po flasin për Haaland, por klubet duhet ta blejnë Bellinghamin”

Owen Hargreaves, ishi i Manchester United, ka deklaruar për ‘BT Sports’ se Jude Bellingham është futbollisti që duhet blerë sa më parë nga gjigantët e Evropës.

Ai tani është vetëm 18-vjeçar, por numëron 67 paraqitje me Borussia Dortmundin, ka shënuar 7 gola.

“E gjithë bota po flet për Haaland, ‘shpenzoni para në Haaland’, dhe ok është në rregull. Por, sinqerisht, nëse do të isha unë në krye të ndonjë klubi në Angli, (Bellingham) është lojtari për të cilin do të kisha shpenzuar para. Do të ishte zemra e mesfushës në skuadrën tënde për një dekadë. S’ka rëndësi sa kushton, klubet duhet ta blejnë atë”, tha Hargreaves.


(Kosova Sot Online)