Lexoni edhe:
Ishte duke ecur me bashkëshorten, gjakovari rrëzohet në tokë pa ndjenja, vdes në spital
Vetëm 100 dollarë në muaj. Kjo është paga që Skënder Qerimi nga Ferizaj ka deklaruar se ka marrë për 7 vite qëndrimi në zonat e luftës në Siri.
Autoritet kosovare, me ndihmën e FBI-së kanë gjetur prova se Skënder Qerimi, që xhihadin e tij në vitin 2014 e nisi me një kallashnikov, dy vite më vonë arriti që të inkuadrohet në një kontingjent të snajperistëve të brigadës “Dabik”.
Skënder Qerimi i njohur me nofkën “Ebu Dher”, ishte riatdhesuar në Kosovë verën e këtij viti, bashkë me 10 persona tjerë që mbaheshin në kampe në Siri. Me të arritur në vendlindje, 30 vjeçari nga fshati Muhovec i Ferizajt, u arrestua nga autoritet kosovare dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, për t’u përballur me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, e dënueshme nga 5 deri në 10 vite burg.
Ishte duke ecur me bashkëshorten, gjakovari rrëzohet në tokë pa ndjenja, vdes në spitalLexoni edhe:
Prokuroria pretendon se Qerimi për 7 vjet rresht ka qenë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet Mosul, Zumer e Sedfaruk, e ku sipas tyre ka qenë i angazhuar edhe në Batalionin e Snajperistëve.
Në aktakuzë thuhet se Qerimi udhëtoi për në Siri më 27 qershor 2014, së bashku me dy shokët e tij, poashtu nga Ferizaj, tashmë të deklaruar si të vdekur në luftime atje.
(Kosova Sot Online )https://youtu.be/hkN9Dko7mno?t=5