Muller tallet me Barcelonën

  • S.A /
  • 11 December 2021 - 09:48
Muller tallet me Barcelonën

Bayern Munich është kthyer në bishën e zezë të Barcelonës, falë edhe paraqitjeve të një lojtari që duket se lartësohet në ndeshjet ndaj katalanasve.

Thomas Muller theu ngërçin në ndeshjen e së mërkurës në Allianz Arena, duke shënuar golin e tij të 8 në 7 ndeshje kundër Barcelonës. Mesfushori gjerman kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë dhe gjashtëmbëdhjetë muaj më parë ai ishte më i miri në fushë (me dy golësh) në rezultatin e bujshëm 8-2 në Lisbonë, raporton TuttoMercatoWeb.

Muller, megjithatë, shkoi më tej këtë herë, duke u tallur me kundërshtarët e tij në Twitter:

“Më pëlqen të luaj kundër Barçës”, ka shkruar ai me keqdashje duke postuar disa foto nga ndeshjet e fundit mes Bayernit dhe Barcelonës.

Megjithatë ai më pas e ka fshirë mesazhin.

(Kosova Sot Online )