Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu e ndihmojnë Galatasarayn ta fitojë Champions Leaguen në xhudo

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 10:42
Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu e ndihmojnë Galatasarayn ta fitojë Champions Leaguen në xhudo

Ekipi turk, Galatasaray e ka fituar Champions Leaguen në sportin e xhudos sot.

Por, kjo nuk do të ishte arritur pa ndihmën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Galatasaray pati përforcime nga Kosova. Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu e ndihmuan ekipin turk, duke qenë protagonistet kryesore.

Kjo u bë e ditur nga trajneri Driton Kuka.

Postimi i tij:

Xhudistet e klubit tonë i huazuam për Ligën e Kampionëve për ekipin Galatasaray!
Disi dhe Laura protagonistet kryesore në titullin e fituar në Champions League mbajtur në Paris!
Fituan në të tri luftërat e tyre!
Kjo edhe zyrtarisht ishte gara e fundit në sportin e xhudos për sivjet.

(Kosova Sot Online)