Ronaldo vendos një tjetër rekord

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 11:10
Ronaldo vendos një tjetër rekord

Cristiano Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde të njëpasnjëshme.

Me golin që realizoi ndaj Norwich City, CR7 jo vetëm që i dha fitoren 3-të radhazi Manchester United në Premier League por e vendosi edhe një rekord tjetër.

Me golin që e shënoi, Ronaldo e çoi në plot 120 numrin e skuadrave të cilave u ka shënuar të paktën një gol në karrierë, një rekord absolut ky për yllin portugez.

Shifrat e Ronaldos janë vërtetë fantastike sepse nga 160 ekipet të cilat ka patur përballë ka arritur të realizojë ndaj 120 prej tyre.

Vetëm 40 skuadrave të cilat ka pasur përballë nuk ka arritur t’u shënojë Ronaldo.

(Kosova Sot Online)