E pabesueshme: Shkaku i problemeve teknike në UEFA, do të përsëritet shorti i së tetës së finales së Championsit

  • S.A /
  • 13 December 2021 - 14:07
E pabesueshme: Shkaku i problemeve teknike në UEFA, do të përsëritet shorti i së tetës së finales së Championsit

E pabesueshme, por e vërtetë.

Shorti i së tetës së finales së Ligës së Kampionëve do të përsëritet.

UEFA ka njoftuar para pak minutash se për shkak të problemeve teknike me software në serverin e brendshëm, i cili i vendos ekipet që do të përballen në mes vete, shorti do të përsëritet.

Sipas shtëpisë së futbollit evropian, shorti do të përsëritet nga ora 15:00, po ashtu në Nyon të Zvicrës.

Pra, çiftet e vendosura sot janë të pavlefshme.

Përsëritja e shortit të Championsit nuk kishte ndodhur më parë.

Fatkeqësisht, me gjasë nuk do ta shohim përballjen Messi – Ronaldo në të tetën e finales.

(Kosova Sot Online )