Zbulohet orari i ndeshjeve të së tetës së finales në Champions League

  • A.P /
  • 13 December 2021 - 21:15
Zbulohet orari i ndeshjeve të së tetës së finales në Champions League

Sot u hodh shorti për fazën e së tetës së finales në Champions League.

Dy ndeshjet më derbi janë ato mes PSG-së dhe Real Madridit, Interit me Liverpoolin dhe Atletico Madridit me Manchester Unitedin.

Më 15 shkurt do të luhet ndeshja mes Sporting Lisbon dhe Manchester Cityt si dhe derbi mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid. Ndeshjet e kthimit luhen më 9 mars.

Më 16 shkurt përballen Salzburg-Bayern dhe Inter Liverpool, kurse ndeshjet e kthimit luhen më 8 mars.

Më 22 shkurt luhen ndeshjet: Chelsea-Lille dhe Villarreal-Juventus, kurse ndeshjet e kthimit zhvillohen më 16 mars.

Më 23 shkurt përballen Benfica-Ajax dhe Atletico Madrid-Manchester United, kurse ndeshjet e kthimit luhen më 15 mars.


(Kosova Sot Online)