Liga Premier rrezikon t’i shtyjë të gjitha ndeshjet shkaku i COVID-19, ndikim direkt në Kupën e Botës

  • S.A /
  • 14 December 2021 - 14:12
Liga Premier rrezikon t’i shtyjë të gjitha ndeshjet shkaku i COVID-19, ndikim direkt në Kupën e Botës

Klubet e Ligës Premier thuhet se kanë frikë se ndeshjet mund të shtyhen dhe të përballen me ‘një mbyllje tjetër’ për shkak të shqetësimeve mbi përhapjen në rritje të variantit të ri të coronavirusit, Omicron.

Manchester United, Norwich City, Arsenal, Leicester City dhe Aston Villa janë ndër pesë klubet që janë ndikuar nga përhapja e COVID-19.

Dhe ndeshja e Ligës Premier e Djajve të Kuq të martën mbrëma me Brentfordin tashmë është shtyrë pas një shpërthimi të coronavirusit te United.Ndeshja e Brightonit me Tottenham të dielën u anulua gjithashtu për shkak të një infektimi të një numëri lartë të lojtarëve te Spurs.

Liga Premier njoftoi të hënën se 42 lojtarë kishin rezultuar pozitivë me coronavirus në javën e kaluar – një rekord për një javë të vetme.

Sipas The Daily Mail, frika e klubeve të Ligës Premier është ‘përkeqësuar’ nga ‘ritmi i ngadaltë’ i programeve të tyre të vaksinimit. Gazeta raporton se Wolves është i vetmi klub nga liga e Anglisë që ka përmbushur objektivin e kryeministrit Boris Johnson për të vaksinuar lojtarët mbi moshën 18-vjeçare.

Leeds dhe Brentford po bëjnë përparim të rëndësishëm në përmbushjen e objektivit të Johnson, me Daily Mail që pretendon se të dy klubet janë ‘mirë të avancuar’ në fushatat e tyre përforcuese përkatëse.

Sipas të dhënave në tetor, 68 për qind e lojtarëve të Ligës Premier ishin plotësisht të vaksinuar.

Megjithatë, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin mbetet i vendosur në një pritje tre-mujore midis një doze të dytë dhe të tretë të vaksinës. Thuhet se pothuajse një e treta e lojtarëve do të duhet të presin të paktën deri në fund të janarit për të marrë vaksinën e tyre përforcuese, sipas The Daily Mail.

Raportimi shtoi se një ‘numër i madh’ nga doza të dyta nuk iu administruan lojtarëve deri në tetor.Liga Premier beson se do të jetë në gjendje të vazhdojë nëse vendosen masa rigoroze testimi dhe protokolle emergjente.

Megjithatë, ‘burimet në disa klube’ kanë vënë në dyshim privatisht nëse ‘integriteti’ i ligës do të ishte i përfshirë nëse ato vazhdojnë në mes të një shtyrjeje të gjerë të ndeshjeve.Një shtyrje në Ligën Premier mund të çojë gjithashtu në bllokime të ndeshjeve dhe transmetuesit të kërkojnë kthim të parave nga klubet.

Dhe shtyrja e ligës në verë do të shkaktonte probleme të mëtejshme për shkak të sezonit 2022-23, i cili mund të ndikojë në Kupën e Botës 2022 që fillon nga nëntori, deri në dhjetor.

(Kosova Sot Online )