Bacelona ‘shfrytëzon’ problemet mes Aubameyangit dhe klubit londinez – gati që të joshë sulmuesin nga Gaboni

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 19:38
Bacelona ‘shfrytëzon’ problemet mes Aubameyangit dhe klubit londinez – gati që të joshë sulmuesin nga Gaboni

Barcelona mund të ofrojë një zgjidhje për problemet e Pierre-Emerick Aubameyang, pasi klubi spanjoll është në kërkim të një sulmuesi në janar dhe sulmuesi i Arsenalit është një lojtar që ata po e konsiderojnë, raporton ‘Independent’.

Barcelona po e vëzhgon situatën aktuale të Aubameyangut në Arsenal, me klubin londinez që njoftoi të martën se atij i është hequr kapiteni për shkelje disiplinore.

Barcelona kuptohet se ka “shumë nevojë” për një sulmues, me bordin e gatshëm të bëjë lëshime për menaxherin e ri Xavi Hernandez në këtë drejtim – pavarësisht kufizimeve të tyre financiare – me Edinson Cavanin e Manchester United një tjetër opsion i mundshëm për blaugranasit.

Nëse kjo gatishmëri shtrihet në pagën vjetore mes klubit dhe futbollistit, atëherë gjërat mund të ndërlikohen. Independent kupton se reprezentuesi nga Gaboni nuk është i gatshëm të marrë një ulje page, gjë që mund të jetë problematike për klubin spanjoll.

Ekziston një rrugë tjetër e mundshme për Barcelonën për të menduar afrimin e Aubameyangit, duke ofruar një marrëveshje shkëmbimi mes tij dhe Ousmane Dembeles, kontrata e të cilit skadon këtë verë.

Ndërmjetësuesit kanë hedhur idenë e shkëmbimit të Aubameyang me Dembele, veçanërisht pasi që të dy janë në të njëjtën grup pagash, mbi 200,000 £. Aubameyang mendohet se fiton rreth 30,000 deri në 50,000 £ më shumë.

Cavani mund të jetë një marrëveshje më e lehtë për Barcelonën, veçanërisht duke pasur parasysh tepricën e sulmuesve të Manchester United. 

(Kosova Sot Online)