City dhuron spektakël, e mund Leedsin 7-0

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 23:00
City dhuron spektakël, e mund Leedsin 7-0

Manchester City e ka mundur 5-0 Leeds Unitedin.

Fitore me spektakël. Manchester City e ka shkatërruar Leeds Unitedin në stadiumin Etihad, duke e mundur 5-0.

Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke shënuar dy gola të shpejtë.

Fillimisht për 1-0 shënoi Foden në minutën e 8’, pastaj Grealisht në atë të 13 për 2-0 dhe për rezultatin e pjesës së parë shënoi De Bruyne në minutën e 32’.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 49’ Mahrez ka shënuar për 4-0.

Në këtë takim, golin e gjeti në pjesën e dytë sërish De Bruyne, për 5-0 në minutën e 62’, derisa për 6-0 shënoi Stones në minutën e 71-të.

Për 7-0, që doli të jetë rezultati përfundimtar, realizoi Ake, minuta 78′.

Kjo fitore e shkëput Cityn në vendin e parë, që vazhdon të ruajë kreun. 

(Kosova Sot Online)